O ditë të lufës në flakë e zjarr
Shpesh u kujtoj dhe ju jetoj përsëri
Me këngë sulmuam hasmin barbar
Dhe kënga ish ky plumb dhe sulmim
Shkëmbënj dhe barrë çamë ditë e natë
Por kurrë s’e ndalëm këngën tonë të zjarrtë.
Por këndo, o këngë partizane
Me mall u kujtoj, u këndoj përsëri
O këngë që ju thurëm në sulm, tufane
Për shokët që ranë për nder, liri.
Por këndo, o këngë partizane
Me mall u kujtoj, u këndoj përsëri
O këngë që ju thurëm në sulm, tufane
Për shokët që ranë për nder, liri.